Transmetuar më 05-09-2021, 20:49

Sarandë/Plagosi me mjet të mprehtë shtetasin Aurel Shino, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes Odise Lamaj

SARANDË – Një djalë i ri u plagos sonte në Sarandë, policia thotë se është shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes. I riu punon si punonjës parkimi në një kompleks turistik në rrugën Butrinti.

Krimi ndodhi rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, në qytetin Sarandë, ku është goditur me mjet të mprehtë shtetasi Aurel Shino, raporton noa.al.

Policia tha se forcat e saj kanë shkuar në vendngjarje dhe bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë të shtetasit Odise Lamaj, 23 vjeç, banues në Sarandë.

I riu dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë Aurel Shino, 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Djali i plagosur, me mjetin e punës ka tentuar të shkojë në spital, por për shkak të plagëve ka ndaluar pasi ka përshkuar rreth 1 km. Më pas është marrë nga një mjet i rastit që e ka çuar në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd