Transmetuar më 05-09-2021, 20:00

Shqipëria arriti të fitojë sonte në Elbasan Arena kundër Hungarisë me rezultatin e ngushtë 1-0.

Goli i vetëm për këtë ndeshje kualifikuese për botërorin Katar 2022 u shënua nga Armando Broja në minutën e 78′, raporton noa.al.

Tanimë në Grupin I, Shqipëria renditet e dyta pas Anglisë me 9 pikë.

Pas ndeshjes Broja tha se ishte mirënjohës që u fut për 20 minuta në lojë dhe arriti të shënojë gol.

FOTOGALERI: SONTE NË ATMOSFERËN E NDESHJES

http://noa.al/lajmi/2021/09/2261215.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd