Transmetuar më 05-09-2021, 19:58

Një burrë në moshë të thyer i dha fund jetës sonte pasi qëlloi veten me armën e zjarrit që kishte në banesë.
Viktima është Vlash Ndoja, 76 vjeç, banues në fshatin Baqel, Njësia Administrative Dajt në Lezhë, raporton noa.al.
Policia tha se rreth orës 18:30, në banesën e tij, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi Vlash Ndoja,76 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





