Transmetuar më 05-09-2021, 19:34

Disa muaj pasi një intervistë tronditi Mbretërinë britanike, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle dalin me një propozim që mediat londineze e përshkruajnë sot si ofertë marramendëse për mbretëreshën Elisabet II.

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë deklaruar se duan të takohen me Mbretëreshën Elizabeth që të planifikojnë një pagëzim në Kështjellën Windsor për vajzën e tyre, Lilibet, tha një burim për The Sun që citon noa.al.

Harry dhe Meghan e kanë bërë këtë ofertë, por shumë njerëz janë të tronditur dhe ende nuk po e kapërdijnë intervistën që çifti dha për Oprah Winfrey ku deklaruan se në pallatin mbretëror ishin të shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së fëmijës së tyre pasi Meghan ka origjinë prindi me ngjyrë.

Pallati nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Harry dhe Meghan, megjithëse burimi shtoi se Mbretëresha "është akoma shumë e dashur dhe ka mall për Harry, dhe do të donte të shihte Lilibet dhe vëllain e saj Archie".

Por oborrtarët janë të befasuar nga propozimi, veçanërisht nga Meghan, pas asaj që ka ndodhur. /noa.al

Çdo gjë është parapërgatitur/ Zbulohet plani, ja çfarë do të ndodhë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II