Transmetuar më 05-09-2021, 17:04

Situata e koronavirusit është rënduar ndjeshëm 24 orët e fundit pasi pati një shtim drastik të shtrimeve spitalore. Një ditë më parë ishin 106 pacientë, sot janë 132.

Alarmuese është dhe shkalla e pozitivitetit. Ndër vetëm 4 mijë e pak testime janë gjetur gati 900 raste të reja ose rreth 25 për qind pozitivitet. Kjo do të thotë që një në 4 të testuar dalin pozitivë, shifra më e lartë e muajve të fundit dhe e njëjtë me atë të valës dhjetor-mars.

Vdekjet gjithashtu ishin shqetësuese orët e fundit pasi ka humbur jetën edhe një burrë vetëm 49 vjeç.

Ju informojmë në mënyrë të detajuar për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 896 qytetarë, në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       896

Të shëruar në 24 orë      518

Të shtruar në spitale       132

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 4,228

Testime totale            1,076,983

Raste pozitive             150,997

Raste të shëruara       136,479

Raste Aktive                 12,003

Humbje jete                   2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4375

Shkodër          1999

Durrës             1025

Vlorë               896

Fier                  860

Lezhë              778

Elbasan           605

Berat               421

Korçë               307

Gjirokastër      299

Kukës              232

Dibër                206

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd