Transmetuar më 05-09-2021, 16:13

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale me veprimin që bëri ndaj një fëmije gjatë një ceremonie inagurimi. Siç shihet edhe në video, fëmija i cili mban në dorë shiritin e inagurimit, e pret atë para presidentit Erdogan. Ndërkohë ky i fundit nuk e ka përmbajur acarimin dhe në një moment nis dhe e qëllon në kokë fëmijën. Më pas ai flet me dy vajzat që ndodhen pranë fëmijës, me gjasa duke i kërkuar llogari për prerjen e shiritit. Fëmijët e tjerë nisin të qeshin nga veprimi i presidentit.