Transmetuar më 05-09-2021, 11:34

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë.
Siç shihet dhe nga pamjet e filmuara nga Fax News, një burrë dhe një grua shihen të shtrirë në trotuar, pasi dyshohet se janë përplasur nga një mjet tip benz.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që iu kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës, që do të bëjë të mundur dhe transportimin drejt spitalit.
Nuk dihet gjendja e të plagosurve dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Noa.al pyeti drejtorinë e Policisë së Tiranës, zyrtari i të cilës tha se personat e përfshirë në aksident nuk kanë probleme fizike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





