Transmetuar më 12-09-2021, 16:41

Aktorja me famë botërore Angelia Jolie ka rrëfyer për herë të parë në publik, shkurt dhe pa koment, se shkak i ndarjes me yllin e Hollivudit Brad Pitt, ishte dhuna në familje nga i shoqi dhe frika për jetën e saj dhe fëmijëve të tyre.

"Unë nuk jam personi që merr vendime si ky që duhet të merrja. Nuk ishte aspak e lehtë. M’u desh shumë që të vendosja të zgjidhja, por u vura në një pozicion ku ndjeja se duhej të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi.

Vendimin e mora për t’i dhënë fund martesës, ai vendim u mor për shëndetin e familjes", është shprehur Jolie.

"Kjo ishte një çështje e të drejtave të njeriut".

Kështu e cilësoi Angelina Jolie divorcin e saj nga Brad Pitt gjatë një interviste të gjatë për “Guardian”.

Jolie, e cila akuzoi ish-bashkëshortin e saj për dhunë në familje, shpjegon se në një moment kishte frikë për sigurinë e saj dhe të fëmijëve.

"Po, kisha frikë për sigurinë e fëmijëve. Për familjen time, e gjithë familja", ka thënë Jolie dhe shtoi:

“Nuk mund të flas më shumë për këtë gjë, pasi jam ende në mes të një procesi ligjor”, u shpreh ylli i Hollivudit, që për herë të parë zbuloi diçka më shumë.

Jolie, 46 vjeçe, ka kaluar 20 vjet duke bërë fushatë për të drejtat e njeriut, së pari si ambasadore e vullnetit të mirë dhe më pas, si e dërguar speciale për komisionerin e lartë të OKB -së për refugjatët.

Ajo ka kryer më shumë se 60 misione në terren, duke dhënë dëshmi për njerëzit e zhvendosur nga lufta dhe persekutimi në vende të tilla si Siria, Sierra Leone, Iraku dhe Afganistani. /noa.al

FOTOGALERI