Transmetuar më 04-09-2021, 19:18

Betejën me COVID-19 e kanë humbur ditën e sotme në Kosovë edhe dy pjestarë të së njëjtës familje nga Rahoveci. Ata janë nënë e bir, Avni dhe Zehra Ahmeti, personat që shihni në foton e mëposhtme.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Ahmeti.

“E nderuara familje Ahmeti, me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkë ndjejmë me ju! Ngushëllime!”, shkruan Latifi.