









Një autobus me pasagjerë është përplasur me një autoveturë dhe për pasojë një person është plagosur ndërsa udhëtarët janë traumatizuar për momentin nga aksidenti i beftë.
Bashkëpunëtori i noa.al në vendngjarje, raporton se para pak minutash, 14.15, autobusi që shikoni në fotot e galerisë, humbi kontrollin, mesa duket nga mosfunksionimi i frenave dhe u përplas me këtë makinë tip Benz e cila ndodhej e ndaluar pranë terminalit të autobusëve në dalje të Tiranës.
Autobusi me targa AA 422 NF, ishte i linjës Tiranë-Lezhë. Raportohet për një person të plagosur, por pasagjerët në autobus thanë se ishin trembur nga përplasja e papritur. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





