Transmetuar më 04-09-2021, 11:59

Një toger i Departamentit të Policisë të Çikagos është akuzuar për futjen e një elektrik dore në pjesën e pasme të një të dyshuari të prangosur për vjedhje makine.

Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në Çikago, ku ky burrë që shikoni në foto, nënkolonel Wilfredo Roman, u provua se kishte marrë një elektrik dore dhe në nerv e sipër ia kishte futur në të pasme (anus) një djali 17 vjeç, Z.K., pasi e ndaloi me dyshimin për vjedhje mjeti.

Autoritetet thanë se kanë pezulluar nga puna 44 vjeçarin, ndërsa Chicago Tribune tronditi me raportimin që evidenton se Roman është denoncuar dhe nga 40 persona të tjerë për dhunë gjatë ndalimeve. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd