
Neymar ka qeshur me pretendimet e tifozëve brazilianë se është mbipeshë. Kritikat e fundit sugjeruan se ai nuk është në formë ideale për të luajtur futboll. Ylli i PSG luajti ndeshjen e plotë të enjten, ndërsa Selecao mposhti Kilin 1-0 në një kualifikues të Kupës së Botës.
Mediat francize, po ashtu, sugjeruan se Neymar ishte jashtë forme, pas fitores së PSG ndaj Reims, fundjavën e kaluar, gjë që nxiti një përgjigje nga superylli, pas angazhimit të tij me Brazilin.
Neymar postoi në “story” në Instagram, duke komentuar për ndeshjen ndaj Kilit: "A luajtëm mirë? Jo! A fituam? Po!"

Braziliani pastaj iu drejtua kritikave për mbipeshën e tij, duke thënë: "Fanella ishte me madhësi G (e madhe), unë jam në peshën time. Ndeshjen tjetër do të porosis një M (mesatare)". Këto fjalë shfajësuese i shoqëroi me disa “emoji” të qeshurash.
Pas fitores së kundër Kilit, brazilianët kanë edhe dy kualifikuese të Kupës së Botës gjatë kësaj periudhe të ndeshjeve ndërkombëtare. Selecao do të përballet me Argjentinën të dielën, një “përsëritje” e ndeshjes finale të “Copa America” (luajtur në korrik), të cilën Lionel Messi & Co e fituan 1-0.
Brazili do të përballet me Perunë të enjten, para se Neymar të kthehet në Francë para ndeshjes së PSG kundër Clermont Foot, vetëm dy ditë më vonë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





