Transmetuar më 04-09-2021, 09:19

Një verë mjaft pozitive për Federico Bernardeschi, e kurorëzuar me fitimin e Kampionatit Europianit dhe martesën menjëherë më pas.

Por jo çdo gjë rrjedh vaj për të. “Calciomercato.com” bën me dije se fantazisti i Juventusit po kalon probleme të mëdha me drejtësinë në Itali.

Së fundi mësohet se ai është gjobitur me 40 mijë euro, pasi në biznesin e tij në Massa Carrara janë gjetur 11 persona që punonin në të zezë.

Gjatë ditëve kur u kryen kontrollet u vu re se nga 16 të rinjtë që punonin në sezonin veror, 5 prej tyre nuk kishin asnjë kontratë të rregullt pune.

Në punë, atë mbrëmje, siç u sqarua nga burimi i lajmit, kishte edhe disa persona të ngarkuar me sigurinë, punonjës të një kompanie të jashtme, edhe ata në të zezë.

Lojtarit të Juventusit dhe kombëtares italiane i është mbyllur gjithashtu biznesi përfundimisht.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd