
Sulmuesi shqiptar në pronësi të Juventusit aktualisht po luan në Austri. Emri i tij është Giacomo Vrioni. Ish-lojtari 22 -vjeçar i bardhezinjve, i cili e kaloi verën në huazim te Wsg Tirol, skuadër në pronësi të “Swarovski”, e filloi aventurën e tij në elitën e futbollit austriak 4 gola në 6 ndeshje, midis kampionatit dhe kupës. "Jam i kënaqur me fillimin, – thotë sulmuesi i kombëtares shqiptare, – por nuk ndalem me kaq".
Pasi debutove në Serie A me Juventusin e Sarrit, pastaj luajte edhe me Pirlon trajner, pse zgjodhët të largoheni përsëri drejt Austrisë?
Të provosh një përvojë në një kampionat të huaj ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Kështu, kur Juventusi dhe agjenti im, Silvio Pagliari, më ofruan këtë mundësi, e pranova menjëherë. Jam gjithnjë e më i kënaqur me zgjedhjen. Këtu në Wattens gjeta një mjedis të bukur, një ekip të shkëlqyer dhe një klub super të organizuar.
Nga cili sulmues jeni frymëzuar? Si fëmijë kisha dobësi për Bobo Vieri. Tani shikoj me kujdes më të mirët: Lewandowski, Benzema dhe Cristiano Ronaldo. Me këtë të fundit gjithashtu pata kënaqësinë të stërvitem për një vit e gjysmë te Juventusi.
Çfarë kujtoni nga CR7?
Gjëja e parë që më vjen në mendje, përveç faktit se është një makinë perfekte në gjithçka, është profesionalizmi. Takova një kampion vërtet "maniak" (të fiksuar). Gjithashtu, mësova shumë nga Dybala dhe Morata, me të cilët krijova një raport të mirë.
Çfarë anekdote u thoni miqve tuaj që ju pyesin për Ronaldon?
Cristiano një herë më mori mënjanë dhe më tha një gjë shumë të bukur. E mbaj në zemër, si sekret. Nuk po e them as në këtë intervistë. Kurrë nuk ia kam thënë askujt, madje as miqve të mi më të ngushtë. Dhe kurrë nuk do t’ia them njeriut. Shokët e mi të skuadrës në Austri më bëjnë shumë pyetje për Juventusin, jo vetëm për Ronaldon. Mbrojtësit tanë këtu janë të intriguar nga Chiellini, De Ligt dhe Bonucci.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





