Transmetuar më 03-09-2021, 23:01

Tri vajza janë sulmuar në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Në një video të postuar nga “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, shihet se si një person ka sulmuar vajzat, e të cilat edhe i janë kundërpërgjigjur sulmit në të njëjtën mënyrë.

“Rruga Ahmet Krasniqi, nje person sulmon tre vajza ne mes te dites ne Prishtine, rasti eshte njoftuar dhe ne Polici sipas vajzave!”, thuhet në postim.

Video më poshtë:

Sakaq është vetëdorëzuar në Polici burri që gjatë ditës së djeshme sulmoi tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj, ka thënë se i dyshuari është paraqitur sot në stacionin policor në Rahovec e ku nesër do të paraqitet para gjykatësit.