Transmetuar më 03-09-2021, 13:08

Ky është momenti kur një person i paidentifikuar vendos tritol në makinën e Lulzim Kastratit.
Në video shihet një person i cili vendos tritolin në mjetin e inspektorit të Durrësit. Ai afrohet në gomën e parë të ‘Benzit’ duke instaluar lëndën plasëse e më pas pasi e pozicionon mirë, largohet me vrap.
Inspektori i policisë, Lulzim Kastrati u zgjua në momentin kur ndodhi shpërthimi dhe bëri një kontroll në zonë. Ai vuri re që nuk kishte asgjë dhe u rikthye në banesë.
Lulzim Kastrati njihet dhe si i "forti" i lagjes 17 në Durrës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





