Transmetuar më 03-09-2021, 10:54

Tani është zyrtare! Edhe një herë, në kthimin në “Old Trafford”, ai do të jetë… CR7. Manchester United, me një shënim në faqen e vet në internet, ka njoftuar se Cristiano Ronaldo do të veshë fanellën me numrin 7.

Kjo fanellë tashmë është veshur (mes shumë të tjerëve) nga legjendat George Best dhe David Beckham. Falë bujarisë së Cavani, i cili e mbante këtë numër, madje ishte federuar me të edhe këtë sezon, është zgjidhur dhe meraku i kampionit portugez.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, persona që luajnë futboll dhe teksti

“Marka” e tij është ruajtur.  “Matador” do të ketë numrin 21 te Manchester United, tashmë, njësoj sit e kombëtarja e Uruguajit. "Ne jemi të emocionuar, – shkruan “Djajtë e Kuq”, – të shohim edhe një herë numrin tonë të ri 7 në “Teatrin e Ëndrrave".

Ronaldo e kishte pasur atë numër edhe gjatë periudhës së tij të parë në “Old Trafford”: "Nuk isha i sigurt se do të mundja ta vishja përsëri numrin 7, kështu që dua të falënderoj Edin për këtë gjest të bukur", – tha portugezi përmes kanaleve sociale të klubit.

Në gjashtë sezonet e tij me “Djajtë e Kuq”, midis viteve 2003 dhe 2009, Ronaldo luajti 292 ndeshje dhe shënoi 118 gola, duke fituar 9 trofe, përfshirë këtu 3 tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd