Transmetuar më 03-09-2021, 09:55

Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në një banesë në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:25, në lagjen nr.17.
Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të Lulëzim Kastratit, i cili ishte dhe i plotfuqishmi i lagjes 17 në qytetin bregdetar.
Mjeti pësoi dëme materiale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





