Transmetuar më 03-09-2021, 09:00

Reperi i njohur me origjinë greke i lindur në New York, Mad Clip ka vdekur pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Atikë.
Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit para se reperi Peter Anstasopoulos, të dilte nga rruga dhe të përplasej fatalisht me një shtyllë, duke humbur jetën në vend.
Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.
34-vjeçari ishte duke u kthyer nga një dasmë dhe ishte pikërisht shpejtësia ajo çfarë i solli vdekjen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





