Transmetuar më 03-09-2021, 12:26

Georgina Rodriguez u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia krejtësisht verbuese, me dy pamje spektakolare, të cilat tërhoqën sytë e të gjithë të pranishmëve dhe një “hairstyle” të ri, që përfundoi në titujt e gazetave të pjesës më të madhe të botës.

Për më tepër, siç është bërë zakon tek ajo, partnerja e Ronaldos i shoqëroi veshjet e saj me bizhuteritë ekskluzive, që nuk janë të arritshme për të gjithë xhepat. Duke shqyrtuar imazhin e Georgina mund të shohim se ajo mbante katër unaza spektakolare, vathët më të mrekullueshëm të mundshëm dhe një gjerdan të bukur, që kompletoi një pamje fantastike të një fustani dhe xhakete blu të lehtë.

Bizhuteritë, për më shumë informacion, i përkasin koleksionit “Giardini Segreti” të firmës “Pasquale Bruni”, një markë me të cilën Georgina ka bashkëpunuar në më shumë se një rast.

Vathët kanë një çmim prej 23.650 euro, gjerdani arrin në 24.980 euro dhe seti i unazave ka një kosto totale prej më shumë se 43.000 euro. Në total, më shumë se 90.000 euro për të verbuar botën dhe për të shoqëruar një fustan “Ermanno Scervino”, i bërë me dantella dhe që nuk është i disponueshëm për t’u blerë në internet.

Modelja u mburr në rrjetet sociale me vizitën e saj në tokën italiane, vendi në të cilin ka jetuar për tri vite, deri sa Ronaldo nënshkroi me Manchester United në fund të gushtit. Kështu, ajo ka pozuar në bordin e një varke, ndërsa thërret "të dua Venezia" në Instagram.

Georgina ka nxjerrë në pah "la Dolce Vita" që atje dhe ka dërguar një mesazh falënderimi për të gjitha shprehjet e dashurisë që ka marrë gjatë vizitës në Festivalin e Venecia. "Është gjithmonë si një ëndërr të jesh këtu”, – shkroi ajo.