
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5637 testime, 853 raste të reja, 4 humbje jete dhe 526 të shëruar në 24 orët e fundit
Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 65 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 67 vjeç nga Konispoli dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrës. Ditët e fundit kishte dy deri tre të vdekur në ditë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 5637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 853 qytetarë, duke bërë që të shkojë në rreth 20 për qind pozitiviteti i tamponëve.
Rastet e reja u gjetën në këto bashki: 231 raste në Tiranë, 99 raste në Shkodër, 55 raste në Lezhë, 47 raste në Durrës, 36 raste në Kavajë, 29 raste në Sarandë, Berat, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Vlorë, 25 raste në Vau i Dejës, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Krujë, Pogradec, 16 raste në Kukës, 12 raste Malësi e Madhe, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Divjak, 7 raste në Shijak, Fier, Korccë, Kuccovë, Peqin, 6 raste në Cërrik, Librazhd, 5 raste në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dimal, Gramsh, 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Tepelenë, Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Delvinë, Konispol, Policcan, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Rroskovec, Patos, Himarë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar.
Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (02 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 853
Të shëruar në 24 orë 526
Të shtruar në spitale 103
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5,637
Testime totale 1,059,241
Raste pozitive 148,222
Raste të shëruara 134,802
Raste Aktive 10,915
Humbje jete 2,505
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4007
Shkodër 1906
Vlorë 883
Durrës 848
Fier 750
Lezhë 648
Elbasan 569
Berat 417
Gjirokastër 3276
Korçë 249
Kukës 196
Dibër 164
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





