Transmetuar më 02-09-2021, 16:02

Vazhdojnë surprizat në Asamblenë e PS. Rehabilitohen Ditmir Bushati e Fatmir Xhafaj, zgjidhen në kryesinë e PS

Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa dhe Ilir Beqaj janë kandidatët burra të votuar në kryesinë e Partisë Socialiste.

Risia e kësaj liste është pikërisht Ditmir Bushati i cili u hodh në votim nga kryeministri Edi Rama por do duhet të merrte besimin e socialistëve për t’u rehabilituar edhe njëherë në PS. Tre emrat e tjerë janë pjesë e gardës së vjetër të socialistëve të cilët nuk janë vendosur në asnjë post tjetër përveç kryesisë.

Fatmir Xhafaj u zgjodh deputet pasi theu listën e Tiranës të deputetëve, duke marrë vota preferenciale. Marrëdhëniet mes tij dhe Ramës nuk kanë qenë të mira e kjo u tregua me vendosjen në listën e të rrezikuarve.

Për listën e burrave gjithë kandidaturat për 6 vende ishin 10:

-Pandeli Majko

-Ditmir Bushati

-Ilir Beqja

-Arben Pëllumbi

-Eduard Shalsi

-Armando Subashi

-Fatmir Xhafaj

-Pjerin Ndreu

-Ervin Demo

E PLOTË

Është përmbyllur procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e 12 anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në bazë të rezultatit të votimit lista e fituesve të Kryesisë së Partisë Socialiste zgjedhur nga Asambleja Kombëtare është si më poshtë:

1.Arben Pëllumbi

2.Armando Subashi

3.Belinda Balluku

4.Blerina Gjylameti

5.Ditmir Bushati

6.Erion Braçe

7.Evis Kushi

8.Ilir Beqja

9.Mimi Kodheli

10.Ogerta Manastirliu

11.Olta Xhaçka

12.Pandeli Majko

Përbërja e plotë e Kryesisë është si më poshtë:

1.Edi Rama (Kryetar)

Damian Gjiknuri (Sekretar i Përgjithshëm + Drejtues Politik i Qarkut Elbasan)

3.Arben Ahmetaj ( Drejtues politik Qarku Vlorë)

4.Ardian Çela (Drejtues Politik i Qarkut Durrës)

5.Bledi Çuci (Drejtues Politik i Qarkut Berat)

6.Blendi Klosi (Sekretar Organizativ + Drejtues Politik i Qarkut Lezhë)

7.Erion Veliaj (Drejtues Politik i Qarkut Tiranë)

8.Edona Bilali (Drejtuese Politike e  Qarkut Shkodër)

9.Elisa Spiropali (Drejtuese Politike e Qarkut Kukës)

10.Niko Peleshi (Drejtues Politik i Qarkut Korçë)

11.Mirela Kumbaro (Drejtuese Politike e Qarkut Lezhë)

11.Taulant Balla (Drejtues Politik i Qarkut Fier)

13.Ulsi Manja (Drejtues Politik i Qarkut Dibër)

14.Arben Pëllumbi (anëtar)

15.Armando Subashi (anëtar)

16.Belinda Balluku (anëtare)

17.Blerina Gjylameti (anëtare)

18.Ditmir Bushati (anëtar)

19.Erion Braçe (anëtar)

20.Evis Kushi (anëtar)

21.Ilir Beqja (anëtar)

22.Mimi Kodheli (anëtare)

23.Ogerta Manastirliu (anëtare)

24.Olta Xhaçka (anëtare)

25.Pandeli Majko (anëtar)

26.Anila Denaj (Sekretare për Burimet Njerëzore)

27.Etjen Xhafaj (Sekretar Digjital)

28.Etilda Gjonaj (Sekretare e Gruas)

29.Bojkena Basha (Sekretare e Rinisë)

30.Romina Kuko (Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë)

Lindita Nikolla (ex officio si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).

Kryesia e re e Partisë Socialiste, e zgjedhur nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare,  përbëhet nga 54.8 % burra dhe 45.2% gra.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd