Transmetuar më 02-09-2021, 08:30

Në pak muaj i dëegoi në botën e përtejme si burrin ashtu dhe të dashurin. Wane Brenda Oliveira, gruaja që njihet në Brazil si “Vejusha e Zezë”, ka vrarë të dashurin me bar miu dhe besohet se të njëjtën teknikë ka përdorur edhe ndaj një tjetër partneri të saj.

34 vjeçarja Brenda Oliveira, vrau Edvaldo Araujo Alves më 16 prill 2017, në shtetin verilindor brazilian Bahia.

Çifti kishin jetuar së bashku prej një viti, por Oliveira vuri në jetë planin kur mësoi se i dashuri donte të ndahej prej saj.

Pasi helmi nisi të jepte efekt, ajo dërgoi Alves në një klinikë shëndetësore, por ai u shpall i vdekur.

Asokohe vdekja e Edvaldos u pranua si shkak i një ataku të rëndë kardiak. Por trupi i tij u zhvarros një vit më vonë pas dyshimeve të helmimit, çka u konfirmua më pas nga mjekësia ligjore.

Disa muaj pas vdekjes së Edvaldos, e akuzuara nisi një marrëdhënie të re me 40 vjeçarin Evandro Bonfim de Souza, për të cilin akuzohet se gjithashtu ka helmuar për vdekje pasi mësoi se donte ta linte.

Gruaja është dënuar me 21 vjet burgim për vrasjen e parë, por vazhdon të mohojë akuzat dhe ka apeluar vendimin.