Transmetuar më 02-09-2021, 09:45

Ndonjëherë futbollistët kthehen aty ku kanë spikatur dhe e bëjnë atë në mënyrën më të guximshme dhe të papritur të mundshme. Në ditën e fundit të merkatos, me të vërtetë, Antoine Griezmann u bë përsëri lojtar i Atletico Madrid.

Diçka që vetëm dy vite më parë, kur “Djalli i Vogël” falsifikoi disa dokumenta për të shkuar te Barcelona, dukej vërtet e paparashikueshme. Megjithatë, aventura e francezit në “Camp Nou” ishte një katastrofë.

Probleme të ambientimit që nga dita e parë, një publik (dhe ndoshta edhe një dhomë zhveshjeje) që e tregoi atë si përgjegjës për moskthimin e Neymar dhe një marrëdhënie me Messin, që u përfol rregullisht si problematike. Sigurisht, tani që “Pleshti” është në Paris, mund të kishim pritur diçka më shumë. Në vend të kësaj…

KTHIMI – Në vend të kësaj rezulton se Barça e shet Griezmann, sepse huazimi prej 10 milionë eurosh dhe detyrimi 40 milionësh për ta blerë mbulojnë një të tretën e asaj shume të shpenzuar për të. Por, ajo pagë prej 17 milionë euro, e cila në tri vite do të ishte bërë mbi 20 milionë, peshoi shumë mbi arkën Blaugrana.

Dhe pastaj erdhi kthesa e bujshme, me lojtarin që do të kërkonte qetësinë në një vend ku ishte shumë mirë, në fund të fundit. Problemi, siç tregojnë reagimet ndaj postimit zyrtar të Atletico Madridit në Twitter, është se nuk mirëpritet tek ish-klubi i tij. Futbollisti dhe tifozët janë ndarë keq. Në të vërtetë, shumë keq. Kur u fol për një rikthim në korrik, hashtagu #GriezmannNoTeQueremos u shfaq në internet.

TRADHETARI – As tani situata nuk është më e mirë. Sigurisht, gëzimi për të parë një kampion si francezi në “Wanda Metropolitano” i ka bërë më të lakueshëm shumë adhurues të “Colchoneros”, por nuk mungojnë zërat kritikë. "Jam i lumtur, por nuk harroj që na tradhtove”, – shpjegon dikush.

"Tani për pak kohë do të duhet të pranosh fyerjet që meriton", – komenton dikush tjetër, duke sugjeruar se do të duhet pak kohë për ta harruar verën e nxehtë të lamtumirës ndaj Atletico Madridit. Por, ka edhe nga ata që janë shumë më eksplicitë: "Nuk je i mirëpritur, klloun". Me pak fjalë, jo kthim në kushtet më të mira. Megjithatë, dashuritë e mëdha kapërcejnë gjithçka…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd