
Përballë pyetjeve të mediave, në konferencë për shtyp foli edhe kapiteni Etrit Berisha. Ai u shpreh se skuadra është përgatitur mirë dhe ndihet gati të zbatojë porositë e trajnerit: “Polonia është një ekip i mirë, edhe pse ka disa lojtarë që nuk janë thirrur për momentin, për shkak të lëndimeve. Për ne e rëndësishme është të paraqitemi mirë si skuadër, nuk ka rëndësi se kush do të luajë.
Polonia ka shumë lojtarë cilësorë dhe yje botërorë si Lewandowski, mirëpo ne jemi mësuar që çdo javë të kemi lojtarë të rrezikshëm përballë. Shpresoj se nesër si skuadër të bëjmë diferencën dhe t’i ndalojmë sulmet e tyre.
Gjëja e parë është që ndeshja të përgatitet në mënyrën më të mirë dhe ato gjëra që i thotë trajneri t’i bëjmë edhe në fushë, pasi jemi duke u përgatitur shumë mirë për ndeshjen. Po i bëjmë edhe gjërat e fundit taktike, që nesër të jemi gati për të zhvilluar një ndeshje, e cila për ne do të thotë shumë, nëse marrim një rezultat pozitiv.
https://www.youtube.com/watch?v=LdwxyPXxqxM
Si e presim kundërshtarin? E thashë edhe më herët që Polonia është një skuadër shumë cilësore, pa marrë parasysh ndeshjet e fundit, që i ka munguar rezultati. Ne duhet të jemi shumë kompaktë, të bëjmë gjërat që na ka thënë trajneri.
Do të mundohemi t’i zbatojmë detyrat në mënyrën më të mirë, për të marrë rezultat pozitiv. Do të mundohemi t’i shfrytëzojmë edhe gabimet e ekipit kundërshtar. Për ne, Polonia mbetet gjithmonë një ekip i fortë. Dimë që në shtëpi Polonia nuk ka humbur për një kohë të gjatë. Di të them se çdo ditë është e re dhe mundësitë gjithmonë janë të reja.
Kemi mundësi ta surprizojmë Poloninë, vetëm duhet të kemi vetëbesim, së pari. Pastaj, gjërat e tjera t’i bëjmë me përpikëri. Besoj se raste do të kemi, ndaj shpresoj shumë te një rezultat pozitiv. Po fituam nesër, do të na japë një forcë shumë të madhe për të vazhduar ndeshjet e radhës, pasi kemi një grup të mirë. Mund ta bëjmë një surprizë, siç kemi bërë edhe më herët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





