Transmetuar më 01-09-2021, 14:52

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit se do të kryenin një vrasje me pagesë.

Aldi Mustafa, Uran Zyka dhe Tahir Gjinika, u arrestuan më 30 gusht 2021 në lagjen nr 15 të Durrësit, ndërsa në makinën që ata udhëtonin u gjet një mitraloz dhe pistoleta gati për çitje.

Për Gjinikasin është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për akuzën e mos denoncimit të krimit ndërsa për dy të tjerët armëmbajtje pa leje.

Uran Zyka, i cili ishte dënuar më parë për "Kanosje" ka marrë përsipër barrën, duke deklaruar se armët ishin të tijat.

Prokurori I çështjes Enkelda Xhengo, ndërsa gjykatës ishte Petraq Curri.

Hetuesit po presin informacione që mund t’i ndihmojnë në dy kompjuterat laptopë dhe 9 celularët që u sekuestruar gjatë operacionit Misioni.

Edhe pistoletat dhe mitralozi mësohet se po verifikohen në laboratorin e kriminalistikës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd