Transmetuar më 01-09-2021, 10:58

Një i mitur dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive, dajën e tij, shtetasin me inicialet Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet. Policia ka njoftuar se ai ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 14:30, në Përmet, ku shtetasi i mitur R. U., ka qenë duke luajtur në oborrin e banesës.

Ndërkohë grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive. Gjithashtu specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe për shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Përmet, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd