Transmetuar më 01-09-2021, 08:15

Një video horror nga Afganistan ka pushtuar faqet e mediave ndërkombëtare, në të cilën shfaqet një burrë i varur në një helikopter “Black Hawk” që lëviz përreth Kabulit.

Sipas raportimeve, dyshohet se ai është një përkthyes i amerikanëve dhe se veprimi i talebanëve është për të trembur të gjithë kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët e të huajve se do të kenë fatin e tij.

Raportimet kontradiktore

Gjithsesi duhet thënë se raportimet e mediave të huaja janë kontradiktore lidhur me rastin.

Disa ekspertë të Afganistanit, duke cituar burime talebane, i kanë thënë BBC-së se fluturimi ishte bërë për ta çuar burrin në fjalë në majnë e një ndërtese për të rregulluar një flamur. Të tjera burime shkruajnë se ky ishte një ndëshkim për burrin në fjalë.

Më herët u raportua se luftëtarët talebanë kishin nisur një ofensivë për të gjetur të gjithë personat që kishin punuar për trupat e huaja.