Transmetuar më 31-08-2021, 21:51

Lajme tragjike vijnë nga Kosova. Përhapja e Covid-19 në Kosovë duket se ka marrë përmasa të frikshme ditët e fundit. Forma të rënda të sëmundjes dhe humbje jete po shfaqen edhe te moshat e reja.

I tillë është dhe rasti i biznesmentit nga Skënderaj, Fatjon Hoti, i cili ditën e sotme ka humbur betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

Rasti i biznesmentit është i treti brenda javës së fundit, ku Covid-19 i ka marrë jetën personave në moshë të re.

Kujtojmë se dy vajza 20-vjeçare ndërruan jetë në spitalin e Gjakovës gjatë 10-ditëve të fundit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd