
Sharon Stone në zi, për humbjen e nipit të saj River. Vogëlushi ndërroi jetë ende pa mbushur një vit.
Lindur më 8 shtator 2020, River William Stone vdiq dje më 30 gusht, disa ditë pasi organet jetësore dështuan së funksionuari normalisht.
Sharon Stone, e pikëlluar për humbjen e nipit, ndërpreu pjesëmarrjen në një aktivitet në Venecia të Italisë për të shkuar tek familja e saj.
Më herët Sharon Stone, aktorja 63-vjeçare, shumë e pikëlluar, zbuloi për publikun se nipi i saj, River, u gjet në krevatin e tij në gjendje të rëndë dhe pas dërgimit në spital mjekët thanë se ai kishte pësuar dështim të plotë të organeve jetësore.

"Nipi im River Stone u gjet në krevatin e tij sot, me dështim të plotë të organeve. Ju lutemi lutuni për të. Ne kemi nevojë për një mrekulli," shkroi ajo në një postim që tregon River të shtruar në spital me pajisje të lidhura në trup.

Aktorja Sharon Stone zbuloi për median se nipi i saj është në spital me dështim të organeve. (Foto nga Elisabetta A. Villa/FilmMagic/Getty)
River ishte djali i vëllait të Sharon Stone dhe lindi në shtator 2020. Pothuajse një vit më parë, ajo festoi lindjen e tij në mediat sociale duke shkruar:
"Shikoni kush po vjen në shtëpi: River William Stone, vëllai im Patrick dhe gruaja e tij Tasha".
Stone ka tre djem të saj: Roan, 21, Laird, 16, dhe Quinn, 15. Ajo më parë tha gjatë një fjalimi në Marie Claire Power Trip se të qenit një prind i vetëm kërkon "punë, kohë, vite dhe përpjekje".
"Mëmësia nuk erdhi lehtë, por u mbusha me dashuri nga engjëjt," shtoi Stone. "Ne jemi një familje e lumtur dhe me fat. Kjo është ajo për të cilën jetojmë."





