Transmetuar më 31-08-2021, 09:14

Një infermier në spitalin spitalin Korçës ka vjedhur ilaçet për të sëmurët me Kovid dhe tumore duke zhdukur nga Farmacia spitalore barna me vlerë më shumë se 1 milion lekë të rinj.

Vjedhja është bërë në dy pjesë, njëra në mars dhe tjetra ditën e djeshme. Policia lokale është vënë në lëvizje dhe tha sot se ka finalizuar operacionin e koduar "Farmacia", raporton noa.al.

Duke dokumentuar dy vjedhjet e ndodhura në farmacinë e Spitalit Rajonal Korçë, u vu në pranga infermieri hajdut si dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh të ndryshme, me vlerë të konsiderueshme, mbi 1.000.000 lekë.

Raportohet se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar shtetasit N. C., 43 vjeç, banues në Korçë, me detyrë infermier pranë Urgjencës së Spitalit Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja", me pasoja të rënda. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd