
Një ditë pas zyrtarizimit të transferimit, në mënyrë të pashmangshme janë shtuar pa fund ndjekësit e Manchester United në rrjetet sociale. Saktësisht, ylli portugez i ka shtuar klubit nga “Old Trafford” më shumë se një milion ndjekës në Instagram.
Për pasojë, aksionet e “Djajve të Kuq” kanë regjistruar një rritje (dhe më pas janë stabilizuar), që mund t’i sjellë klubit mbi një miliard euro të ardhura. Debutimi me fanellën e kuqe, ku kthehet pas 12 vitesh, është konfirmuar; kundër Neëcastle, më 11 shtator në Premier League, dhe kundër Young Boys, të martën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.
Duke folur për ndeshjen kundër Neëcastle (aktualisht është fiksuar për në orën 15:00, ose 16:00 sipas orës sonë), duke pasur parasysh se nuk ka shfaqje televizive në Mbretërinë e Bashkuar në atë "fashë orari", transmetuesit televizivë tashmë po ndërmarrin veprime për të ndryshuar orën e sfidës.
Entuziazmi është maksimal, i vetmi që ruan një qasje të kujdesshmeduket Gary Neville, ish-bashkëlojtar i portugezit, tani komentator televiziv: "Është e qartë se dikush si Cristiano sjell injeksion cilësie dhe besimi, por në futboll nuk mund të jetosh me kujtime".
Ky rast i vetëm i skepticizmit ka të bëjë me kohën e kryerjes së operacionit. Disa tifozë pyesin veten: nëse Ronaldo vërtet donte të largohej nga Juventusi dhe të kthehej në “Old Trafford”, pse operacioni nuk mund të bëhej në fillim të korrikut? Pse vetëm në fund të merkatos? Pyetje që ju bëjnë të mendoni, por që nuk ka gjasa të kenë një përgjigje zyrtare.





