Transmetuar më 31-08-2021, 09:30

"Telenovela” e Kylian Mbape duket se është një hap larg përfundimit. Ylli francez ende nuk e di nëse do të luajë për Real Madridin apo PSG-në, teksa sonte në mesnatë mbyllet merkatoja e kësaj vere në futboll.

Një pasiguri që ka bërë të reagojnë edhe dyqanet e skuadrës pariziene në kryeytetin francez. Dje pasdite, “AS” ishte në gjendje të vizitonte dy dyqanet më të rëndësishme të PSG në Paris, atë në stadium dhe në “Champs Elysees”.

Nëse dyqani në “Parc des Princes” dukej normal, ai në “Champs Elysees” ishte plot me njerëz, që nuk donin të mbeteshin pa fanellën e Messit, një ditë pas debutimit të tij.

Nga ana e tyre, kur pyetën në dy dyqanet nëse kishte fanella të Mbappé, punonjësit kishin dyshime. Edhe pse fanella e tij është ende duke u shitur, ju duhet të kërkoni printimin (prodhimin) e saj.

Madje edhe një punonjësi të “Champs Elysees” i është dashur të shkojë për të pyetur një epror, nëse printimi i saj, që nga 30 gushti, ishte i disponueshëm.

Në orët e ardhshme do të largohen më tej dyshimet se çfarë fshihet pas “zhdukjes” së fanellave të kampionit të Botës më 2018.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd