
Një ditë e qetë në plazh me miqtë e saj është kthyer në një makth për një vajzë 15-vjeçare britanike e zvarritur në ujë dhe e përdhunuar nga një i panjohur para një plazhi në Dorset, Angli, raporton noa.al.
Policia lokale tha se po përpiqet të identifikojë dhe kapë autorin e krimit, por deri tani nuk ia ka dalë.
Episodi i tmerrshëm ndodhi të dielën pasdite në një plazh në Bournemouth, në bregun jugor të Anglisë, ku vajza po kalonte ditën në shoqërinë e disa miqve të së njëjtës moshë.
Policia tha se sulmi ndodhi pranë Oceanarium rreth orës 3:30 pasdite. Sipas asaj që u rindërtua nga policia e Dorset, vajza po luante me miqtë e saj me një top kur topi përfundoi pranë djalit që më pas e sulmoi.
I riu, i cili dyshohet se ishte 17 vjeç, shfrytëzoi rastin për të filluar një bisedë dhe arriti me një justifikim të distanconte 15-vjeçaren nga miqtë e saj aq sa të mos e bënte atë të dukshme.
Menjëherë pas kësaj, sjellja e tij e mirë do t’i linte rrugën sulmit agresiv. Adoleshentja u tërhoq me forcë në ujë dhe u abuzua aty.
Menjëherë më pas, 17-vjeçari doli nga deti dhe u largua duke bërë që të humbiste gjurmët, raporton noa.al duke cituar mediat britanike.
Forcat e policisë i kanë bërë thirrje kujtdo që ka bërë fotografi ose video në zonë dhe dëshmitarëve që mund të kenë parë incidentin që të zbulojnë autorin.
Paraprakisht autori përshkruhet si një djalë me origjinë pakistaneze dhe me lëkurë të nxirë, me një trup të dobët, por muskulor. /noa.al





