
A ju kujtohet njoftimi (zyrtarizimi) në kanalet zyrtare të Manchester United (rrjetet sociale) se Cristiano Ronaldo po kthehet në “Old Trafford”, të premten pasdite?
Ai to pak fjalë, "Mirë se vini në shtëpi Cristiano", janë bërë (siç raportohet nga Espn) postimi me më shumë pëlqime (like) ndonjëherë për një ekip sportiv në Instagram.

Plot 12.7 milionë “like”, shoqëruar me mbi 500 mijë komente. Ky është një numër absolutisht sensacional, i cili dëshmon për popullaritetin global të ish-sulmuesit të Juventusit.
Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo fiton 1.6 milionë dollarë për çdo postim të publikuar në profilin e tij. Ai kalon në këtë drejtim Dwayne Johnson (The Rock) dhe Ariana Grande.
"Vetëm" i shtati është Lionel Messi me 1.16 milionë dollar të fituara për çdo postim.





