Transmetuar më 30-08-2021, 07:29

Flakët përfshijnë sipërfaqe me pyje e shkurre mbi fshatin Gjat në zonën e Lunxhërisë. Në vendngjarje kanë shkuar 12 forca zjarrfikëse, drejtori pyjores.
Zjarri paraqitet tepër i rrezikshëm. Në fikjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorët e zonës, për të ndaluar që flakët t’i afrohen banesat.
Sipas kreut te PMNZSH Pëllumb Shalari po punohet me pompa shpine pasi është terren i thyer malor. Ndërsa janë vendosur në dispozicion 3 automjete me ujë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





