
Mënyra me të cilën erdhi “divorci” mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit la një shije të keqe në gojën e pothuajse të gjithë mbështetësve bardhezinj, të cilët pretenduan se portugezi kishte marrë kaq shumë kohë për ta pjekur këtë vendim.
Në këtë debat donte të ndërhynte edhe këngëtarja italiane, Francesca Michelin, një tifoze e “Zonjës së Vjetër”, e cila postoi një koment në llogarinë e saj në Instagram.
Aty komentoi atë që ndodhi me portugezin dhe argumentoi se lamtumira e vetme e ndershme ndonjëherë nga Juventusi është ajo e Alex Del Piero:
L'unico addio alla Juve che non ho mai superato è stato questo, quello di oggi invece è più che fattibile.Gobbi lo si è nel cuore, sempre.E scusate ma a me il calcio piace quando è romantico, non quando è (solo) soldi e capricci. #FinoAllaFine. Au revoir. pic.twitter.com/FMBKN7SW8Y
— Francesca Michielin (@francescacheeks) August 27, 2021
"E vetmja lamtumirë që nuk do të përsëritet kurrë te Juve ishte ajo e Alessandro Del Piero. Lamtumira e sotme është më shumë se e realizueshme. Ish-kapiteni do të jetë gjithmonë në zemrën time.
Dhe më falni, por mua më pëlqen futbolli kur është romantik, jo kur luhet vetëm për para dhe teka. Fino alla fine. Au revoir!" Pothuajse me siguri, ky mendim ndahet jo vetëm nga këngëtarja në fjalë, por edhe e gjithë bota e Juventusit.





