Transmetuar më 29-08-2021, 22:44

Përditësim LIVE

Uragani Ida u forcua në stuhinë e Kategorisë 4 me erëra që arrinin 240 km / orë. Kjo u raportua nga Qendra Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për Uraganet.

"Uragani Ida ka zbritur në shtetin amerikan të Luizianës, me erëra me shpejtësi 240 km/orë dhe një stuhi potencialisht "katastrofike", njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganëve (NHC), raporton noa.al.

Mijëra njerëz kanë ikur. Ata që qëndruan janë këshilluar të strehohen në vend derisa të kalojë stuhia.

Autoritetet thonë se Ida do të testojë sistemet e reja për mbrojtjen nga përmbytjet – të njohura si livine – të New Orleans, të cilat u forcuan pasi Uragani Katrina vrau 1,800 njerëz në vitin 2005.

Aeroporti i New Orleans ka anuluar të gjitha fluturimet në nisje dhe mbërritje.

“Forcimi i shpejtë pritet gjatë orëve të ardhshme dhe Ida do të jetë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm kur të afrohet në bregdetin e Luizianës, gjiri i Meksikës”, tha qendra e kontrollit të uraganëve.

Guvernatori i Luiziana tha se kjo që po ndodh është një sfidë që do të vërë në provë sistemin. Ndërsa shtoi se kemi bërë dhe jemi të përgatitur për aq sa mund të jemi.

Presidenti Joe Biden vizitoi sot shtabin e Agjensisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA). Ai tha se qeveria federale po përgatitet për më të keqen dhe se ndoshta do të duhen javë të tëra për disa zona që t’u rikthehet energjia elektrike pas uraganit. Presidenti Biden u bëri thirrje njerëzve për kujdes maksimal.

"Dua ta theksoj përsëri, ky do të jetë një uragan shkatërrues dhe (shumë) shkatërrues, një stuhi kërcënuese për jetën. Prandaj ju lutemi, të gjithë juve në Misisipi dhe Luiziana … dhe Zoti e di, ndoshta edhe më në lindje, merrni masa paraprake. …Merreni seriozisht, vërtet shumë seriozisht", tha Presidenti Biden nga selia e FEMA-s.

Rreth 300 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë arratinë për t’iu larguar sa më shumë vatrës së këtij uragani i cili vjen pikërisht në katërvjetorin e uraganit shkatërrimtar Katrina. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd