Transmetuar më 29-08-2021, 22:27

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur në Kolumbi pasi një Boeing 737-200F, i cili ishte në një fluturim për në Bogota, përfundoi me derën e hapur duke rrezikuar njerëzit në bord.
Piloti konstatoi se porta kryesore e avionit ishte hapur, ndërsa ishte në fluturim.
Ai kërkoi nga Qendra e kontrollit që të bënte një ulje emergjence pasi dera ishte hapur tërësisht.
Pas disa minutash, avioni u arrit të ulej pa probleme në aeroportin Mitu-Fabio, raporton noa.al duke cituar austriake Crone.

Avioni Boeing 737-200F ishte i kompanisë Aerosucre e cila tha se mjeti fluturues u ul i sigurt në tokë dhe, fatmirësisht askush nuk u lëndua. /Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





