Transmetuar më 29-08-2021, 16:12

Një rumun ka rënë pre i një sulmi me thikë nga një 48-vjeçar shqiptar i cili është arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi në Ladispoli, pranë kryeqytetit italian Romë, raporton noa.al.
Rumuni 62 vjeç pësoi plagë në krah dhe gjoks. Policia italiane tha se shtetasi nga Rumania u shpëtua pas ndërhyrjes së mjekëve.
Ndërkohë shqiptari, u arrestua disa minuta më vonë, ende me duart me gjak.
Sipas raportit të policisë, ai kishte qenë i dënuar edhe më parë për një sulm të ngjashëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





