Transmetuar më 29-08-2021, 16:00

Një gjykatë në Brazil ka dënuar me 31 vite burg gruan e ish ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amoridis i cili u gjet i vdekur në bagazhin e makinës së tij të djegur. Ngjarja ndodhi në fundit të dhjetorit të vitit 2016.
Françoise de Souza Olivera kishte lidhje dashurie me oficerin e policisë Sergio Gomez i cili kishte pranuar se e vrau diplomatin pas urdhrit të saj.
Ai ndodhet aktualisht pas hekurave duke vuajtur dënimin prej 22 vitesh. Në fund gjykimi zgjati që zgjati të paktën tre ditë, gjyqtari e cilësoi krimin si brutal.

Në lidhje me këtë çështje u shpall i pafajshëm një i afërm i Gomes i cili mbahej në qeli pas akuzës se kishte ndihmuar autorin për të fshehur trupin e viktimës.
Foto: Getty Images
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





