Transmetuar më 29-08-2021, 12:34

Jo vetëm gola, emocione dhe kthesa, fundjava e futbollit italian fatkeqësisht u shënua gjithashtu nga një tragjedi.

Në Perugia, ku ekipi vendas luante me Ascoli, ndeshje e vlefshme për kampionatin e Serie B, një tifoz i ekipit pritës vdiq më stadium.

Ndihma ishte e padobishme për tifozin që gjendej në tribunën e stadiumit Renato Curi, për të nuk kishte asgjë për të bërë.

Ndeshja mes Perugia dhe Ascoli ishte drejt fundit, kur 56-vjeçari L.M., nga Marche brfas nuk po ndjehej mirë. Duket se ai pësoi atak kardiak dhe vdiq menjëherë.

Presidenti i Ascoli tha se kjo është një ditë zie pas vdekjes në stadium të tifozit 56 vjeçar. Në galeri shihni foto nga çastet tronditëse.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd