Transmetuar më 29-08-2021, 10:14

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës Kolë Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Djali i tij Visar Berisha, në një informacion në rrjetet sociale tha se i ati ndërroi jetë pasi vuajti për disa kohë nga një sëmundje e rëndë.

Berisha pohon se për shkak të pandemisë nuk do të ketë ceremoni dhe funeral zyrtar.

Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ish i burgosur politik në vite, Berisha ishte dhe anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës. /noa.al