Transmetuar më 28-08-2021, 23:13

Hotel Plaza Athene, Francë

Hotel Plaza Athene në Paris, është një nga hotelet më të famshëm dhe më të njohur në Francë. Ai është i dashur për njerëzit nga e gjithë bota dhe një pikë e nxehtë takimi për të famshmit dhe njerëzit e pasur.

Është gjithashtu i njohur në mbarë botën për historinë e tij të modës së lartë. Plaza Athene u vizitua nga stilistë të famshëm si Dior dhe plot të tjerë.

Çdo dhomë e hotelit të famshëm ka stilin e vet dhe është zbukuruar deri në detajet më të vogla nga profesionistë të industrisë së modës dhe dizajnit.

Përveç ushqimit të mrekullueshëm, atmosferës simpatike të Parisit dhe stilit të jashtëzakonshëm të hotelit, ju gjithashtu mund të relaksoheni dhe të pushoni në banjën e famshme Dior, ku përdoren vetëm produktet e saj të rafinuara për t’ju dhënë trajtimin e banjës që meritoni.

Një natë këtu kushton 27 mijë dollarë ose më shumë se 27 milionë lekë të vjetra, e barabartë me çmimin e shitjes së një apartamenti rreth 60 m2 në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Raj Palace Hotel, Indi

Hoteli tjetër është i famshmi "Raj Palace Hotel" në Jaipur, Indi. Hoteli i jashtëzakonshëm, është një antikitet i vërtetë. Është ndërtuar në 1727 dhe njihet që atëherë si një nga hotelet më të famshëm dhe më magjepsës në të gjithë botën.

Brendia e hotelit duket si një muzeum dhe është e mbushur me ar, kristale dhe tavane me lartësi të dyfishtë. Hoteli llogaritet si një nga hotelet më të shtrenjtë dhe më të kushtueshëm në Azi dhe kushton rreth 43,000 dollarë për një natë, ose 43 milionë lekë të vjetra, e barabartë me vlerën e një apartamenti 70-80 m2 në rrethe të vendit tonë, si Elbasan, Berat, Përmet, etj.

Përveç hijeshisë së godinës, ushqimit të shijshëm dhe SPA së mrekullueshme, hoteli Raj Palace është thjesht autentik dhe ia vlen plotësisht paratë, për ata që i kanë me bollëk.

Nëndetësja Lover’s Deep Luxury Submarine, Saint Lucia

Para se t’ju tregojmë se sa kushton për një natë hoteli luksoz tjetër në listën tonë, doemos që duhet të merrni frymë thellë!

Hoteli "Nëndetësja e thellë luksoze e dashnorëve" në Shën Lucia, ka një tarifë të pabesueshme prej 150,000 dollarë në natë. E barabartë me vlerën e një apartamenti mbi 100 m2 në qendër të Tiranës.

Tingëllon e çmendur? Epo kështu është edhe përvoja! Hoteli i famshëm nuk është një hotel normal. Siç e jep dhe emri, hoteli është nën ujë.

Paratë, megjithatë, vlejnë çdo qindarkë, për ata që i kanë me tepricë. Mysafirët e “Lover’s Deep Luxury Submarine”, kanë në dispozicion një kapiten, një shërbëtor, një suitë private, një anije të shpejtë, helikopterë dhe lista vazhdon.

Një qëndrim në hotelin e famshëm të anijeve nënujore, jo vetëm që do t’ju japë trajtimin më luksoz që mund të imagjinoni, por do të shihni botën nënujore dhe peizazhin e saj të mahnitshëm.

Four Seasons Hotel Ty Warner, Nju Jork

Nëse po flasim për hotelet më të shtrenjta në të gjithë botën, patjetër që duhet të përfshijmë "Four Seasons Hotel Ty Warner" në Nju Jork.

Hoteli i famshëm është ndërtuar midis viteve 1989 dhe 1996. Hoteli ofron dhomat më elegante dhe gjithnjë në modë, restorante me shefa të famshëm dhe Michelin, zona tregtare dhe natyrisht SPA e famshme "L Raphael". Nëse keni 45 mijë dollarë mund të flini vetëm një natë këtu.

Dhe në fund ju ftojmë të shijoni disa pamje nga Burj Al Arab, hoteli i vetëm me shtatë yje në botë, i cili gjendet në Dubai. Një natë këtu kushton 24 mijë dollarë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd