Transmetuar më 28-08-2021, 10:30

Sapo filluam të përjetonim pak lehtësim me uljen e rasteve deri në fillim të kësaj vere, tani gjërat kanë ndryshuar. Po përballemi me një variant të ri të koronavirusit, varianti Delta, i njohur si varianti B.1.617.2 i identifikuar më herët në Indi në 2020.

Përhapja e tij përbën një sfidë serioze në mbajtjen nën kontroll të pandemisë COVID-19. “Heda.al”, një platformë inovative që ka si mision shpërndarjen e informacioneve të sigurta me qëllim promovimin shëndetit të mirë e të sigurtë për të gjithë, ideuar dhe realizuar nga shqiptarë të suksesshëm jashtë vendit në mjekësi, na përcjell më shumë inforamcioni mbi këtë variant të koronavirusit, që po bën naim sërish me infektime dhe marrje jetësh.

1. Varianti Delta është shumë më infektues se varianti original

Varianti Delta krijon kushtet që një individ i infektuar me të, tashmë të jetë në gjendje të infektojë 5-8 persona, në krahasim me variantin origjinal të fillimit të pandemisë, shifra e të cilit ishte përllogaritur në 2-3 individë.

2. Simptomat e Variantit Delta mbeten të njëjta

Simptomat mbeten të njëjtat si: temperaturë e lartë, tharje fyti, rrufë, kollë, marrje fryme etj. Ndërkohë edhe pse është vënë re se ngarkesa virale e gjetur te individët e infektuar me këtë variant llogaritet të jetë ∼1000 herë më e lartë se të infektuarit me variantin origjinal nuk kemi simptoma të tjera të reja të raportura ende.

3. Të pavaksinuarit janë më të rrezikuar

Individët e pavaksinuar janë më të rrezikuar. Për çdo 100.000 të vaksinuar mund të kemi 100 raste me infeksione simptomatike dhe 1 fatalitet. Ndërkohë për çdo 100.000 të pavaksinuar mund të kemi rreth 60.000 infeksione simptomatike, të shoqëruar me 1000-5000 raste fatalitetesh (në varësi të kushteve të kujdesit shëndetësor).

4. Infeksionet depërtuese (infeksione të përsonave të vaksinuar) janë shumë herë më të ulëta se infektimet mes personave të pavaksinuar. Gjithashtu dhe shifrat e personave të hospitalizuar janë shumë herë më të larta mes personave të pavaksinuar.

5. Vaksinimi është mbrojta më e mirë që kemi ndaj variantit Delta Studime të shumta çdo ditë pohojnë se edhe pse efikasiteti i vaksinave aktuale ndaj variantit të ri Delta mund të ketë rënë, ai mbetet ende i lartë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd