Transmetuar më 28-08-2021, 10:30

Një burrë në moshë të thyer ka mbetur i plagosur sot në Shkodër, por arsyet e ngjarjes janë të paqarta.

Policia tha se ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd