Transmetuar më 28-08-2021, 14:38

Messi, sipas trajnerit Pochettino, u ambientua menjëherë në Paris. Kampioni argjentinas niset menjëherë në hapat e Ramos, megjithëse me më pak… stoli se ish-kapiteni i Real Madridit, që shpenzoi 118 mijë euro për një orë.

Siç raportohet nga “AS”, gazetë shumë e vëmendshme ndaj detajeve të caktuara, edhe argjentinasi bleu një dhuratë të çmuar pas transferimit, duke u paraqitur para fansave parizienë me një orë 26 mijë euroshe.

Ora është një aksesor thelbësor për shumë futbollistë. Kështu vlen edhe për Messin. Në fund të fundit, ardhja e tij në dhomën prestigjioze të zhveshjes së ekipit parizien nuk mund të ndodhte pa praninë e sendeve luksoze.

Gjithashtu, sepse të luash në ekipin e njërit prej katër kryeqyteteve të modës, kërkon një shije të caktuar. Messi ka blerë një orë të bukur dhe unike.

Modeli i saj? Një “Rolex Yacht-Master 40”, për t’u patur zili, me një dial të zi dhe rrip të bërë nga materiale të çmuara, si dhe një aliazh prej ari 18 karat, të patentuar nga Rolex.

Duke treguar këtë orë, Messi dëshmon se ndryshimi i ekipit nuk ka qenë e vetmja gjë që ka ndodhur tek ai në muajt e fundit. Duhet të theksohet se, siç vë në dukje revista GQ, lojtari nga Rosario është ndarë përfundimisht nga e kaluara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd