Transmetuar më 28-08-2021, 12:06

"Shpresoj që Ancelotti të mos e mohojë edhe këtë". Kjo është "shigjeta" e nisur nga Georgina Rodriguez, pas kalimit të Cristiano Ronaldos te Manchester United.

Partnerja e kampionit portugez riktheu në vëmendje Carlo Ancelottin, trajnerin e Real Madridit, duke iu përgjigjur në Instagram një postimi nga “El Chiringuito TV”, që njoftonte kalimin e portugezit te “Djajtë e Kuq”.

Po ku hyn Ancelotti në këtë histori, mund të pyesë ndokush? Më konkreisht, disa ditë më parë “El Chiringuito TV” kishte raportuar kalimin e mundshëm të CR7 te Real Madridi.

Ancelotti e kishte mohuar lajmin përmes një postimi në Twitter: "Cristiano Ronaldo është një legjendë e Real Madridit, ka gjithë dashurinë dhe respektin tim, por unë kurrë nuk jam përpjekur të nënshkruaj me të. Le të shikojmë përpara”.

Lajmi, i marrë nga “El Chiringuito Tv”, ishte komentuar nga Georgina. Partnerja e portugezit së pari i ishte përgjigjur Ancelottit me një të qeshur ironike “ajajaja”, pastaj kishte mbrojtur autorin e lajmit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd