Transmetuar më 28-08-2021, 11:04

Jorginho fitoi çmimin e UEFA-s, “Lojtari i Vitit” për meshkuj (2020-2021), duke mposhtur Kevin De Bruyne dhe Ngolo Kantè në një garë me tre finalistë.

Nuk munguan urimet për mesfushorin e Chelsea dhe kombëtares italiane, që fitoi kampionatin e fundit europian.

Një mesazh mbi të gjitha, megjithatë, me siguri do ta ketë goditur Jorginho, me origjinë të qartë braziliane. Ky mesazh është i Peles.

Pelé on Jorginho ??: chelseafc

Kampioni historik i futbollit i ka kushtuar në fakt një mesazh lojtarit më të mirë të sezonit të fundit europian. Këto janë fjalët e tij:

"Brazili është kudo dhe pasioni ynë për futbollin është i veshur me shumë ngjyra. Urime, Jorginho. Jam shumë i lumtur që ju shoh të luani. Unë jam tifoz dhe admirues i juaj. Rroftë Brazili!"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd