Transmetuar më 27-08-2021, 12:04

Një 27 vjeçar ka dhunuar dhe më pas ka kanosur me sëpatë prindërit e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Has, por policia fatmirësisht ka parandaluar një tragjedi të mundshme.
" Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





